SUPER Ivan Gvozdenoviç / Shikoni ku ka qenë dje njëshi i Skënderbeut. E zbulon “Korça Boom”…
- Oct 15, 2023
- 1 min read
Ka qenë sërish portali ynë që dje në orën 15:30 ka shkrepur këtë foto, orë në të cilën ishte gati për të startuar ndeshja Skënderbeu-Partizani për U-15.
Në ato momente në shkallët e aneksit të stadiumit Skënderbeu, i veshur "civil" ka mbërritur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç i cili është ulur për të ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Partizani.
Njëshi i stolit të Skënderbeut e ka ndjekur ndeshjen me shumë përqëndrim nga minuta e parë deri te e fundit, duke parë sigurisht lojtarët e talentuar të Skënderbeut.
Në këtë mënyrë momentin e pushimit të djeshëm të orëve të pasdites, sërish Ivan Gvozdenoviç e ka kaluar duke ndjekur ndeshje dhe kjo tregon se serbi është shumë i interesuar dhe kujdeset shumë për Skënderbeun jo vetëm të të rriturve, por edhe te moshat.
Bravo Brate!
















