top of page

SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore

  • Oct 6, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/462146942_932914162187655_1845463025371829351_n.jpg

Maliqarët i janë falur 7 minutave të ndeshjes së sotme, teksa kanë fituar me “zemër në dorë” në transfertë. 1-2 kanë fituar djemtë e trajnerit Egli Malësija në Memaliaj.

Një fitore me vlera për Maliqin që në dy javë të luajtura deri tani, ka 6 pikë të plota. Sot në Memaliaj pjesa e parë është mbyllur në bardhësinë 0-0, ndërkohë që në të dytën janë shënuar 3 golat e ndeshjes.

Të parët që kanë shënuar kanë qenë vendasit që shënuan në minutën e 50-të me anë të Hyzellari. U duk se çdo gjë do të shkonte në favor të Memaliajt, porn ë 7-të minutat e fundit Maliqi ndez “motorët”. Në të 83-ën minutë është Kame që barazon rezultatin dhe i hap rrugë serisë së fitores.

Një minutë nga fundi 11-metërsh për Maliqin dhe është Demollari që gjuan saktë dhe ngre në këmbë maliqarët për festën e fitores.

Edhe pse janë luajtur 3 javë, Maliqi ka luajtur dy ndeshje dhe me dy fitore, ka 6 pikë të plota.

Suksese Maliqit!

GRUPI B:

Memaliaj – Maliqi 1-2Shënues: Hyzellari 50′ / Kame 83′, Demollari 89′ (p)

Këlcyra – Tomori 0-0

Turbina – Shkumbini 2-3Shënues: Mesia 17′,  Ismailaj 45′ / Nexha 10′, Sulkja 13′, Mounde 45′

Butrinti – Oriku 0-0

Delvina – Devolli 1-2Shënues: Arroyo 67′ / Ivani 61′, Hasaj 80′)

RENDITJA:

Oriku 7 pikë

Shkumbini 7 pikë

Maliqi 6 pikë

Butrinti 5 pikë

Devolli 5 pikë

Tomori 4 pikë

Luftëtari 3 pikë

Këlcyra 2 pikë

Turbina 1 pikë

Delvina 0 pikë

Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page