top of page

SUPER Pogradeci, fiton në Cërrik 3-2 dhe shpallet “Kampion dimri”!

  • Dec 17, 2023
  • 1 min read

Turbina-Pogradeci 2-3

Shënues: Karaj 55’, Hysa 65’ / Topllari 23’, Myslimi 46’, Alillari 59’

 

Pogradeci arrin një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e fundit të fazës së parë, teksa mposht 3-2 Turbinën brenda në Cërrik.

Një fitore shumë e madhe e liqenorëve, që në këtë mënyrë ruajnë edhe kreun e grupit dhe e mbyllin vititn 2023 në krye.

Ndeshja e sotme në Cërrik tregoi se pogradecarët e meritojnë vendin e parë.

0-1 do të mbyllej pjesa e parë me golin e Topllari që në minutën e 23-të. Ndërkohë që pjesën e dytë shënojnë sërish miqtë, duke e çuar rezultatin në 0-2 me golin e Myslimi. Më pas shënojnë vendasit me Karaj, ndërkohë që shifrat shkojnë në 1-3 me Alillari. 2-3 shënon edhe Hysa, por vetëm kaq.

Në këtë mënyrë Pogradeci shënon një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë të Turbinës dhe e mbyll si kampion dimri.





 
 
bottom of page