top of page

SUPER U-11/ Janë “Ujqërit” e Akademisë “Young Boys”. Ta ka ënda kur i shikon

  • Mar 14, 2024
  • 1 min read

Gjithmonë kemi pasqyruar me dëshirën më të madhe në shkrimet e portalit tonë grupmoshat e Akamisë së klubit “Skënderbeu” dhe jo vetëm. Sot po sjellim një tjetër grupmoshë me fëmijë që janë U-11 e Akademisë “Young Boys”.

Padiskutim që na vjen mirë kur shikojmë këta fëmijë që me kaq pasion dhe vullnet stërviten çdo ditë, ndërkohë që kjo skuadër drejtohet nga Hektor Kapllani, një tjetër specialist me emër në qytetin tonë dhe jo vetëm.

Është foto e shkëputur përpara një ndeshjeje me moshatarët e tyre të skuadrave të tjera dhe ta ka ënda kur shikon të luajnë në fushë këta fëmijë, që nesër janë e ardhmja e futbollit.

Suksese të keni djema dhe t'ju realizohet ëndrra e madhe që nesër të bëheni futbollistë të mëdhenj!

Suksese trajnerit Hektor Kapllani!





 
 
bottom of page