top of page

SUPERLIGA / Skënderbeu rikthehet nesër në fushë. Korçarët mysafirë në Durrës. Mësoni ndeshjet e javës së 22-të

  • Feb 2, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu do të rikthehet të luajë ditën e nesërme ndeshjen ndaj Teutës për kampionat. Ka ditë që skuadra bardhekuqe po përgatitet në Durrës dhe sot mbyll përgatitjet për një ndeshje jo fort të lehtë. Teutës më shumë se kurrë i duhen pikët, ndërsa nga ana tjetër Skënderbeu duhet të ruhet nga euforia, teksa vjen pas asaj fitoreje të madhe 4-3 në kryeqytet ndaj Tiranës.

Në ditën e parë, pra nesër më 3 shkurt 2024, do të luhen 3 çiftet e para të kësaj jave të 22-të, ndërkohë që ndeshjet do të startojnë në orën 13:30 me ndeshjen e parë Kukësi-Tirana. Po nesër, në orën 16:00 luhen dy ndeshje, ndërkohë që Partizani-Egnatia do të jetë kryendeshja, pasi luajnë dy kryesuesit, ndërsa që po në orën 16:00 në “Niko Dovana” rikthehet të luajë edhe njëherë Skënderbeu, këtë herë për kampionat.

Më pas të dielën e 4 shkurtit luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të, teksa Erzeni pret Dinamon dhe Laçi pret Vllazninë.

Duket se dita tashmë erdhi dhe sot Skënderbeu nga ana e vet mbyll përgatitjet anti-Teuta, pasi nesër, pra 24 orë më vonë do të zbresë në fushë, këtë herë të sfidojë Teutën brenda në shtëpi.


Superliga java e 22-të

03.02.2024 (Nesër)

Ora 13:30 Kukësi-Tirana

Ora 16:00 Partizani-Egnatia

Ora 16:00 Teuta-Skënderbeu

 

04.02.2024 (E Diel)

Ora 13:30 Erzeni-Dinamo

Ora 13:30 Laçi-Vllaznia



 
 
bottom of page