top of page

SUPERLIGA/ Ja kur luhet java e 5-të. Shikoni 5 çiftet dhe kur luan Skënderbeu!

  • Sep 14, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/50197e24-d230-464a-8ed8-edba84272d06.jpeg

Skënderbeu duhet të lërë pas humbjen në shtëpi me Teutën dhe të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës që është shumë shpejt.

Java e 5-të e superligës luhet sërish e ndarë në dy ditë dhe fillon këtë të diel në datën 15 shtator për t’u mbyllur të hënën më 16 shtator.

Dita e parë javës së 5-të fillon me përballjen Egnatia-Bylis, një ndeshje që starton ditën e diel në orën 16:00. Po të dielën luhet edhe ndeshja e dytë dhe e fundit e ditës, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë në Durrës, e cila starton në orën 19:00 të mbrëmjes.

Më pas java e 5-të vijon të hënën, ditë kur luan edhe Skënderbeu.

Në orën 16:00 luhet vetëm një ndeshje dhe është ajo e Laçit, teksa kurbinasit presin Partizanin. Më pas në mbrëmje në orën 19:00 luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Dinamo-Skënderbeu është ndeshja që do të luhet në Elbasan dhe do të startojë nga ora 19:00. Po në të njëjtën orë luhet edhe ndeshja e fundit, ajo mes Tiranës dhe Elbasanit. Të gjitha përballjet e kësaj jave të 5-të, duket se janë më shumë se interesante, ndërkohë që gjithë vëmendja do të jetë ditën e hënë, kur Skënderbeu do të luajë një transfertë delikate ndaj Dinamos së Ilir Dajës.

JAVA E PESTË E SUPERLIGËS

E DIEL 15 SHTATOR 2024 

ORA 16:00 EGNATIA-BYLIS

ORA 19:00 TEUTA-VLLAZNIA

E HËNË 16 SHTATOR 2024 

ORA 16:00 LAÇI-PARTIZANI

ORA 19:00 DINAMO-SKËNDERBEU

ORA 19:00 TIRANA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page