top of page

SUPERLIGA/ Java e 31-të luhet shpejt. Ja ndeshjet e kësaj jave dhe kur luhet Skënderbeu-Teuta!

  • Apr 9, 2024
  • 1 min read

Ditën e djeshme u mbyllën ndeshjet e javës së 30-të dhe tashmë pas sfumimit të kësaj jave, skuadrat do të fillojnë qysh sot përgatitjet për ndeshjet e radhës.

Java e 31-të do të vijë shpejt, pasi do të luhet këtë fundjavë dhe kjo javë është përcaktuar tashmë për t'u luajtur të shtunën dhe të dielën, dy ditë që do të përmbyllin të pesë çiftet interesante që do të ketë kjo javë.

Ditën e shtunë më 13 prill do të luhen tri ndeshje dhe të dielën dy përballjet e fundit.

Java e 31-të do të startojë me ndeshjen e orës 15:00 të së shtunës, atë mes Tiranës dhe Kukësit, për t'ia lënë më pas radhën dy takimeve të orës 18:00. Skënderbeu këtë javë do të presë Teutën në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të jetë një tjetër ndeshje interesante ku Skënderbeu do të kërkojë rikthimin te fitorja. Po në orën 18:00 të së shtunës do të luhet edhe Vllaznia-Laçi.

Më pas të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundut, ku ajo që bie në sy është ndeshja e orës 15:00 mes Egnatias dhe Partizanit dhe për të përmbyllur këtë javë me sfidën e fundit, atë mes Dinamos dhe Erzenit.

Me pak fjalë Skënderbeu luan të shtunën në orën 18:00 dhe kanë mbetur vetëm pak ditë kohë për të përgatitur këtë ndeshje jo fort të lehtë dhe që ka vetëm një objektiv për Skënderbeun, fitoren.

Më poshtë sjellim kalendarin me ditët dhe oraret e javës së 31-të:

 

ABISSNET SUPERIORE

Java 31

13.04.2024 (E Shtunë)

Ora 15:00 Tirana-Kukësi

Ora 18:00 Skënderbeu-Teuta

Ora 18:00 Vllaznia-Laçi


14.04.2024 (E Diel)

Ora 15:00 Egnatia-Partizani

Ora 18:00 Dinamo-Erzeni





 
 
bottom of page