top of page

SUPERLIGA: Dinamo fiton në Laç i ikën fundit. Skënderbeu e mbyll javën e 6-të i treti…

  • Sep 28, 2023
  • 1 min read

Ka përfunduar sot pasdite e vetmja ndeshje e ditës së sotme e vlefshme për javën e 6-të të superligës, teksa është arritur një tjetër rezultat surprizë. Dinamo City ka fituar 0-1 në shtëpinë e kurbinasve ndaj Laçit.

Këtë fitore ua dha dinamovitëve, Zabërgja që shënoi në minutën e 12-të, ndërkohë që në këtë takim janë dhënë 10 kartonë të verdhë dhe një i kuq për Dinamon në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Dinamo City i është larguar fundit të renditjes, duke grumbulluar 6-të pikë. Skënderbeu përfundimisht, pas përfundimit të javës së 6-të renditet i treti, me 9-të pikë, ndërkohë që do të presë Partizanin ditën e dielë në ndeshjen e javës së 7-të.



 
 
bottom of page