top of page

SUPERLIGA / Egnatia kyesuese nuk di të ndalet, mposht edhe Erzenin

  • Nov 4, 2023
  • 1 min read

Ka përfunduar pak momente më parë ndeshja hapëse e javës së 12-të të superligës, mes Erzenit dhe Egnatias me fitoren e rrogozhinasve me rezultatin 0-1.

Një fitore që e shkëput edhe më shumë në krye të superligës Egnatian e cila ka marrë këtë tripikësh me shumë vlera.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 55-të nga Zejnullai, ndërkohë që në fundin e takimit kujtojmë që Egnatia është ndërshkuar edhe me një karton të kuq.

Pas kësaj ndeshjeje të parë, Egnatia ngjitet në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë që Erzeni vijon të qëndrojë në vendin e 8-të, një vend poshtë Skënderbeut, por me pikë të barabarta.

Ja dhe ndeshjet e ditës së nesërme, ndërkohë që më poshtë po sjellim edhe renditjen e momentit në superligë.


Java 12

04.11.2023 (Sot))

Ora 17:00 Erzeni-Egnatia 0-1


05.11.2023 (Nesër)

Ora 13:30 Kukësi-Dinamo

Ora 17:00 Skënderbeu-Tirana

Ora 17:00 Teuta-Laçi


06.11.2023 (E Hënë)

Ora 17:00 Partizani-Vllaznia




 
 
bottom of page