SUPERLIGA/ Egnatia mposht Partizanin, arratiset në krye. Shikoni renditjen një ndeshje para fundit
- Apr 14, 2024
- 1 min read
Ka përfunduar pak momente më parë ndeshja e parë e ditës së sotme dhe e parafundit për javën e 31-të të superligës. Egnatia ka mposhtur 2-1 Partizanin në ndeshjen më të fortë të kësaj jave dhe është “arratisur” në krye të tabelës së klasifikimit, teksa e shikon veten në kuotën e 57 pikëve.
Një përballje e bukur, ku vendasit kanë dominuar, madje shënuan dy gola, por vetëm më pas Partizani është kujtuar që të shënojë golin që vetëm sa rihapi ndeshjen dhe që në fund vlejti sa për statistikë.
Tashmë ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur dhe është ajo e orës 18:00 mes Dinamos dhe Erzenit. Më pas do të jepet edhe verdikti final i tabelës pas përfundimit të ndeshjeve për javën e 31-të.
Në u sjellim më poshtë rezultatet dhe renditjen provizore deri në këto momente.
ABISSNET SUPERIORE
Java 31
13.04.2024 (DJE)
Ora 15:00 Tirana-Kukësi 1-0
Ora 18:00 Skënderbeu-Teuta 0-1
Ora 18:00 Vllaznia-Laçi 1-2
14.04.2024 (SOT)
Ora 15:00 Egnatia-Partizani 2-1
Ora 18:00 Dinamo-Erzeni
















