top of page

SUPERLIGA/ Ja kur luhet java e 30-të! Skënderbeu ja kur e pret Tiranën dhe çiftet e kësaj jave!

  • Mar 31, 2024
  • 1 min read

Java e 29-të tashmë është sfumuar dhe ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 30-të janë përcaktuar tashmë se kur do të luhen.

Të diel dhe të hënën e ardhshme do të luhen 5 çiftet e javës pasardhëse, ndërkohë që sipas kalendarit Skënderbeu do të luajë të hënën e ardhshme më 8 prill dhe do të përmbyllë javën e 30-të me përballjen ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”.

Të dielën e ardhshme më 7 prill do të luhen 3 ndeshjet e para, ku padiskutim do të kemi duele interesante dhe kjo javë do të hapet me ndeshjen Kukësi-Dinamo, teksa veriorët rrezikojnë rënien dhe pikët janë jetike. Në mbrëmjen e së dielës së ardhshme do të kemi edhe duelin për vendin e dytë ku Partizani do të presë Teutën., ndërkohë që dita e parë do të mbyllet me ndeshjen Teuta-Laçi, një tjetër përballje e fortë.

Në ditën e parë të javës më 8 prill do të jetë dita e fundit me dy përballje shumë interesante. Në orën 15:00 të asaj dite Erzeni do të presë Egnatian dhe në mbrëmje në orën 18:00 do të jetë dita e ndeshjes Skënderbeu-Tirana, një ndeshje që luhet si duel për Final Four.

Pra, ka një javë kohë që skuadrat të përgatisin ndeshjet e radhës, ndërkohë që më poshtë sjellim përballjet, ditët dhe oraret se kur luhet java e 30-të.

 

ABISSNET SUPERIORE

Java 30

07.04.2024 (E diel)

Ora 15:00 Kukësi-Dinamo

Ora 18:00 Partizani-Vllaznia

Ora 18:00 Teuta-Laçi

 

08.04.2024 (E hënë)

Ora 15:00 Erzeni-Egnatia

Ora 18:00 Skënderbeu-Tirana





 
 
bottom of page