top of page

SUPERLIGA JAVA 14 starton nesër / Shikoni ndeshjet dhe oraret!

  • Nov 26, 2023
  • 1 min read

Menjëherë pas javës së 13-të të superligës nesër starton java e 14-të. Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve deri në fundvit ka bërë që ato të luhen njëra pas tjetrës, ndërkohë që nesër fillon java e 14-të me dy ndeshjet e para. Erzeni-Tirana do të jetë përballja e nesërme në orën 13:30, ndërkohë që në orën 17:00 në mbrëmje do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos.

Tri ndeshjet e tjera të kësaj jave do të luhen të martën, ditë kur do të luajë edhe Skënderbeu. Në këtë mënyrë, Kukësi-Skënderbeu do të jetë ndeshja e orës 13:30, ndërkohë që po në këtë orë do të luhet edhe Laçi-Egnatia.

Java e 14-të do të përmbyllet me ndeshjen e orës 16:00 të së martës, atë mes Teutës dhe Vllaznisë.

Me pak fjalë që nesër do të rikthehet superliga shqiptare dhe do të rikthehen pa diskutim edhe emocionet e javës së 14-të.


27 nëntor 2023 (Të hënë)

Ora 13:30 Erzeni-Tirana

Ora 17:00 Partizani-Dinamo


28 nëntor 2023 (Të martë)

Ora 13:30 Kukësi-Skënderbeu

Ora 13:30 Laçi-Egnatia

Ora: 16:00 Teuta-Vllaznia




 
 
bottom of page