top of page

SUPERLIGA / Java e 12-të luhet në tri ditë. Ja kur luan Skënderbeu

  • Nov 2, 2023
  • 1 min read

Tashmë është sfumuar java e 11-të dhe të gjitha skuadrat e superligës janë duke u përgatitur për javën e 12-të e cila do të luhet e ndarë në 3 ditë, nga e shtuna në të hënë.

Ditën e shtunë, pra më 4 nëntor do të luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Erzenit dhe Egnatias, ndeshje që do të jetë edhe starti i javës së 12-të.

Dita e diel do të jetë edhe dita më e ngjeshur, kur do të luhen edhe tri takime, duke filluar nga ora 14:00.

Ndeshja e parë e kësaj dite do të jetë ajo mes Kukësit dhe Dinamos, ndërkohë që në orën 17:00 luhen dy sfida, orë në të cilën luan edhe Skënderbeu.

Skënderbeu-Tirana dhe Teuta-Laçi, janë dy sfidat përmbyllëse të ditës së diel.

Të hënën,që do të jetë edhe dita e fundit e javës së 12-të do të luhet edhe sfida e fundit, mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Me pak fjalë Skënderbeu-Tirana është ndeshja që luhet ditën e diel në orën 17:00.

Më poshtë po ju sjellim edhe ndeshjet e javës së ardhshme:


Java 12

04.11.2023 (E Shtunë)

Ora 17:00 Erzeni-Egnatia


05.11.2023 (E Diel)

Ora 14:00 Kukësi-Dinamo

Ora 17:00 Skënderbeu-Tirana

Ora 17:00 Teuta-Laçi


06.11.2023 (E Hënë)

Ora 17:00 Partizani-Vllaznia




 
 
bottom of page