SUPERLIGA / Java e 16 në dy ditë. Shikoni 5 çiftet e kësaj jave që luhet të diel dhe të hënë...
- Dec 7, 2023
- 1 min read
Janë përcaktuar tashmë edhe ndeshjet e javës së 16-të të “Abissnet Superiore” që këtë javë do të luhen në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
3 ndeshje do të luhen të dielën e 10 dhjetorit dhe 2 takimet e fundit do të jenë ato të së hënës së 11 dhjetorit.
Sipas FSHF që tashmë ka bërë edhe zyrtare ndeshjet dhe oraret, Skënderbeu do të luajë ndeshjen e vet ditën e hënë më 11 dhjetor.
3 ndeshjet e së dielës do të nisin me dy takime në orën 13:30. Laçi-Tirana dhe Erzeni-Kukësi janë dy përballjet e para, për t'ia lënë vendin ditën e diel, ndeshjes së fundit, asaj mes Vllaznisë dhe Dinamos, takim që do të luhet në orën 17:00.
Të hënën kur luan edhe Skënderbeu, të dy takimet e mbetura të javës së 16-të do të startojnë në orën 17:00. Teuta-Egnatia në Durrës dhe Partizani-Skënderbeu në kryeqytet, do të jenë dy ndeshjet e fundit që do të mbyllin këtë javë.
Pra, Skënderbeu ka kohë deri ditën e hënë, ditë kur do të luajë një transfertë vërtet të vështirë.
Ja dhe kalendari me ditët dhe oraret e javës së 16:
10 Dhjetor 2023 (E Diel)
Ora 13:30 Laçi-Tirana
Ora 13:30 Erzeni-Kukësi
Ora 17:00 Vllaznia-Dinamo
11 Dhjetor 2023 (E hënë)
Ora 17:00 Teuta-Egnatia
Ora 17:00 Partizani-Skënderbeu
















