top of page

SUPERLIGA / Java e 20-të në dy ditë. Ja ditët dhe ndeshjet dhe kur Skënderbeu pret Dinamon!

  • Jan 15, 2024
  • 1 min read

Java e 19-të është sfumuar ditën e djeshme me ndeshjet e fundit, ndërkohë që java e 20-të vjen shpejt, pasi këtë javë starton që ditën e premte.

Sipas kalendarit zyrtar ndeshjet e kësaj jave janë të ndara në dy ditë, pra është një kalendar i ngjeshur, teksa dy takime luhen ditën e premte dhe tri të tjerat ditën e shtunë.

Dy ndeshjet e së premtes startojnë që në orën 13:30 me takimin Kukësi-Egnatia, ndërkohë që dita e parë mbyllet me takimin e orës 17:00 Teuta-Tirana.

Dita e shtunë, pra më 20 janar do të jetë edhe dita e ngjeshur, pasi luhen tri takimet e tjera, ditë kur luan edhe Skënderbeu.

Ndeshja hapëse e së shtunës do të jetë ajo e orës 13:30 me ndeshjen Erzeni-Vllaznia, ndërkohë që dy takimet përmbyllëse do të jenë ato të orës 17:00.

Në këtë mënyrë, Partizani do të presë Laçin në kryeqytet, ndërkohë që ndeshja përmbyllëse është ajo që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” mes bardhekuqve që presin në shtëpi Dinamon.

Më poshtë sjellim ndeshjet, ditët dhe oraret e javës së 20-të:

 

 JAVA e 20-të e superligës


19.01.2024 (E PREMTE)

ORA 13:30 Kukësi-Egnatia

ORA 17:00 Teuta-Tirana


20.01.2024 (E SHTUNË)

ORA 13:30 Erzeni-Vllaznia

ORA 17:00 Partizani-Laçi

ORA 17:00 Skënderbeu-Dinamo




 
 
bottom of page