top of page

SUPERLIGA/ Java e 29-të në dy ditë. Ja oraret dhe kur luhet Dinamo-Skënderbeu

  • Mar 23, 2024
  • 1 min read

Më pak se një javë që të startojë java e 29-të e superligës, ndërkohë që Skënderbeu ka kohën e vet deri të shtunën e ardhshme për të përgatitur transfertën e radhës ndaj Dinamos.

Java e 29-të do të luhet e ndarë në dy ditë dhe sipas kalendarit tashmë zyrtar, të premten e ardhshme më 29 mars do të fillojnë edhe ndeshjet e para të javës, ku qysh ditën e parë do të kemi 3 përballje. Egnatia-Kukësi do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave në orën 15:00 të së premtes tjetër.

Në orën 19:00 të 29 marsit do të kemi dy takime. Vllaznia do të presë Erzenin në Shkodër dhe Tirana-Teuta do të luhet në kryeqytet.

Dita e dytë e javës së 29-të dhe më konkretisht më 30 mars do të luhen edhe dy ndeshjet e radhës, ku do të jetë edhe dita e Skënderbeut.

Në këtë mënyrë Laçi-Partizani do të jetë ndeshja e orës 15:00 dhe përballja që do të mbyllë javën do të jetë Dinamo-Skënderbeu.

Skënderbeu ka kohë për ta përgatitur këtë transfertë dhe është më i qetë, pasi rezultatet e fundit dhe fitoret që ka marrë kanë bërë që korçarët të jenë edhe më të qetë me 40 pikë në tabelën e klasifikimit.

 

ABISSNET SUPERIORE


JAVA 29

29.03.2024 (E Premte)

Ora 15:00 Egnatia-Kukësi                                    

Ora 19:00 Vllaznia-Erzeni                                  

Ora 19:00 Tirana-Teuta    

                                   

30.03.2024 (E Shtunë)

Ora 15:00 Laçi-Partizani                                     

Ora 18:00 Dinamo City-Skënderbeu 




 
 
bottom of page