SUPERLIGA/ Mbyllet java e 31-të. Skënderbeu ngelet në 41 pikë. Shikoni renditjen!
- Apr 14, 2024
- 1 min read
Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e ditës së sotme dhe e fundit edhe për javën e 31-të të superligës, teksa Dinamo ka fituar 2-0 ndaj Erzenit dhe ka fundosur shijakasit në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit.
Dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme ishin ajo mes Egnatias dhe Partizanit, takim që u mbyll 2-1 për rrogozhinasit, ndërkohë që pak momente më parë Dinamo fitoi për tu renditur në vendin e katërt.
Kukësi dhe Erzeni pesë javë përpara fundit, janë kandidatët për të rënë një kategori më poshtë dhe do ta kenë shumë të vështirë në këto javë të mbetura.
Skëndebeu me 41 pikë i duhen edhe dy fitore në këto javë për të konfirmuar mesin e artë të tabelës së klasifikimit.
Më poshtë sjellim rezultatet e javës së 31-të dhe renditjen përfundimtare:

















