top of page

SUPERLIGA / Për herë të parë Skënderbeu nuk “tregon” asgjë para Erzenit!

  • Dec 2, 2023
  • 1 min read

Para çdo ndeshjeje të gjithë duan të dinë rreshtimin e ekipit të Skënderbeut në fushë.

Natyrisht edhe ne jemi të interesuar, por ka qenë e vështirë për të mos thënë e pamundur të jepet një informacion.

Kjo ka një arsye që nuk lidhet me publikun, por me kundërshtarin. Stafi i Skënderbeut nuk kërkon t'u japë informacion paraprak kundërshtarëve që të marrin masa të ndërtojnë strategjinë e tyre dhe kjo është normale.

Madje të gjithë i mirëkuptojnë dhe presin që në fushë të merret fitorja. Zakonisht Gvozdenoviç nuk flet shumë për rreshtimin taktik. Ai i “rrëshket” kësaj pyetjeje dhe gjithçka mësohet vetëm kur dalin në fushë.





 
 
bottom of page