top of page

SUPERLIGA / Përfundon java e 11-të, Skënderbeu e mbyll në vend!

  • Nov 1, 2023
  • 1 min read

Ka përfunduar pak më parë edhe ndeshja e fundit e javës së 11-të mes Vllaznisë dhe Erzenit e cila është mbyllur në barazimin 1-1.

Me këtë takim ka përfunduar krejt java e 11-të, teksa Skënderbeu, ka zbritur edhe një vend tjetër në renditje, duke u renditur në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Vllazninë, plot 13.

Në vendin e parë pas javës së 11-të janë dy ekipe, Egnatia dhe Partizani me pikë të barabarta 23. Tirana në vendin e 3-të, për të mbërritur deri te Skënderbeu në vendin e 7-të me 13 pikë, aq pikë sa ka edhe Erzeni në të 8-in, ndërkohë që Teuta dhe Dinamo ndodhen në dy vendet e fundit me nga 11-të pikë.


Rezultatet e javës së 11-të

Egnatia-Kukësi 2-1

Dinamo-Skënderbeu 2-1

Tirana-Teuta 2-0

Laçi-Partizani 0-1

Vllaznia-Erzeni 1-1




 
 
bottom of page