SUPERLIGA/ Sot dita e Skënderbeut. Forca “Ujqër” e ndalim edhe Dinamon
- Mar 30, 2024
- 1 min read
Erdhi momenti i ndeshjes së Skënderbeut mbrëmjen e sotme, teksa në orën 18:00 Skënderbeu do të zbarkojë në “Niko Dovana” për ti treguar forcën edhe Dinamos.
Është ndeshje për FINAL FOUR kjo e sotmja, ndërkohë që Skënderbeu e rëndësishme është që të mos dalë pa pikë sot nga kjo transfertë.
Bardhekuqtë e kanë treguar veten sidomos në javët e fundit dhe sot kanë mundësi jo vetëm për një barazim, por edhe më shumë se kaq.
Ka dy javë që stafi teknik ka përgatitur këtë përballje të sotme dhe sigurisht që pritet një përballje e fortë.
A do ja dalë Skënderbeu edhe kësaj transferteje?
Kjo mbetet për tu parë, por që Skënderbeu është Skënderbe dhe do të kërkojë sot të blindojë edhe më shumë vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.
Forca “Ujqër”!
Sot ja dalim?
ABISSNET SUPERIORE
JAVA 29
29.03.2024 (Sot)
Ora 15:00 Egnatia-Kukësi 1-0
Ora 19:00 Vllaznia-Erzeni 1-1
Ora 19:00 Tirana-Teuta 1-2
30.03.2024 (Nesër)
Ora 15:00 Laçi-Partizani
Ora 18:00 Dinamo City-Skënderbeu
















