top of page

SUPERLIGA / Sot mbyllet java e 22-të. Dy ndeshje, të dyja luhen në mesditë

  • Feb 4, 2024
  • 1 min read

Sot mbyllet java e 22-të e superligës, teksa pritet të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Ditën e djeshme u luajtën 3 çifte, ku padiskutim Skënderbeu ishte skuadra që pësoi një humbje me 3 gola në Durrës ndaj Teutës, skuadër që me këtë fitore iu largua vendit të fundit në renditje.

Një ndeshje vërtet dramatike ka qenë edhe në Kukës, atje ku veriorët humbën 2-3 ndaj Tiranës, fitore që erdhi për bardheblutë me përmbysje.

Ndeshja e dy skuadrave të kreut Partizani-Egnatia u mbyll në barazimin 1-1 dhe sot pritet të mbyllet edhe prognoza e javës së 22-të me dy çiftet e fundit Erzeni-Dinamo dhe Laçi-Vllaznia.

Skënderbeu nga ana e vet nuk rrezikon të zbresë nga vendi i 7-të, pasi skuadra e vetme që ndodhet më poshtë dhe do të luajë sot, Erzeni, edhe nëse fiton vetëm sa do ta barazojë me pikë Skënderbeun dhe korçarët do të vijojnë të ruajnë të njëjtin vend në renditje.

 

Superliga java e 22-të

03.02.2024 (DJE)

Ora 13:30 Kukësi-Tirana            2-3

Ora 16:00 Partizani-Egnatia      1-1

Ora 16:00 Teuta-Skënderbeu    3-0

 

04.02.2024 (SOT)

Ora 13:30 Erzeni-Dinamo

Ora 13:30 Laçi-Vllaznia




 
 
bottom of page