SUPERLIGA/ Sot Skënderbeu-Erzeni. Dy ndeshje luhen në të njëjtën orë
- Apr 27, 2024
- 1 min read
Java e 33-të e “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë sërish në dy ditë sot dhe nesër.
Pikërisht sot më 27 prill dhe nesër më 28 prillit janë dy ditët kur do të luhen 5 çiftet e kësaj jave.
Gjithçka do të nisë ditën e sotme, ditë kur do të luajë edhe Skënderbeu, takim që sigurisht shfaq interes dhe ku Skënderbeu do të kërkojë të shënojë fitoren e radhës.
Dinamo-Laçi dhe Skënderbeu-Erzeni janë dy përballjet e ditës së sotme, dy takime dhe të dyja do të startojnë në orën 18:00.
Më pas të dielën e 28 prillit pritet të luhen edhe 3 takimet e ditës së dytë të javës së 33-të. Ndeshja e parë e nesërme do të jetë ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë, takim që do të startojë në orën 15:00. Po në orën 15:00 do të jetë edhe ndeshja tjetër ajo mes Kukësit dhe Teutës.
Takimi i fundit i javës do të jetë derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje që do të nisë në orën 19:00.
Këto janë 5 çiftet e javës së 33-të, ndërkohë që po sjellim më poshtë tabelën e orareve dhe ditëve se kur do të luhet java e 33-të.
ABISSNET SUPERIORE
JAVA 33
27.04.2024 (Sot)
Ora 18:00 Dinamo-Laçi
Ora 18:00 Skënderbeu-Erzeni
28.04.2024 (Nesër)
Ora 15:00 Egnatia-Vllaznia
Ora 15:00 Kukësi-Teuta
Ora 19:00 Tirana-Partizani
















