top of page

SUPERLIGA/ Sot starton faza e katërt. “Ujqërit” për 3 pikë ndaj kryesuesve, Egnatias

  • Mar 16, 2024
  • 1 min read

Sot rikthehet faza e katërt dhe e fundit e superligës, ndërkohë që FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin zyrtar me ndeshjet që do të luhen në dy ditë, sot më 16 mars dhe nesër më 17 mars.

Ditën e parë, pra sot do të luhen tri ndeshjet e para të kësaj jave të 28-të, ndërkohë që gjithçka do të nisë me ndeshjen e orës 14:00 atë mes Erzenit dhe Laçit.

Më pas në orën 17:00 vjen momenti që do të luajë Skënderbeu ku do të presë në shtëpi Egnatian, ndërkohë që po në këtë orë Teuta do të presë në shtëpinë e vet Partizanin.

Më pas të nesër, më 17 mars do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera, teksa në orën 14:00 Kukësi pret Vllazninë dhe në orën 17:00 java mbyllet me sfidën Tirana-Dinamo.

Sot me pak fjalë është dita e Skënderbeut që do të kërkojë të rikthehet te fitorja edhe pse përballë ka një kundërshtar jo fort të lehtë.

Forca Skënderbe!                                                      

 

Java 28

16.03.2024 (SOT)

Ora 14:00 Erzeni-Laçi                  

Ora 17:00 Skënderbeu-Egnatia

Ora 17:00 Teuta-Partizani          

                 

17.03.2024 (NESËR)

Ora 14:00 Kukësi-Vllaznia

Ora 17:00 Tirana-Dinamo




 
 
bottom of page