top of page

SUPERLIGA / Sot starton java e 10-të me dy ndeshje, tri luhen nesër

  • Oct 27, 2023
  • 1 min read

Sot starton zyrtarisht faza e dytë e superligës, ose e thënë ndryshe java e 10-të e superligës.

Luhen dy ndeshje, pikërisht sot dhe tre të tjerat luhen nesër. Këtë javë e hap “derbi” verior Kukësi-Vllaznia, ndeshje që do të luhet në Kukës dhe do të startojë në orën 14:00.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të jetë ajo mes Erzenit dhe Laçit, takim që do të fillojë në orën 17:00 dhe do të jetë ndeshja e dytë dhe e fundit e ditës së sotme.

Për të vijuar më pas me tri ndeshjet e ditës së nesërme, ku e para do të jetë ajo e “derbit” kryeqytetas Tirana-Dinamo dhe në orën 17:00 Skënderbeu do të presë Egnatian dhe po në të njëjtën orë Teuta-Partizani në Durrës.

Këto janë ndeshjet e javës së 10-të të superligës dhe të presim sot dy ndeshjet hapëse të kësaj jave.




 
 
bottom of page