SUPERLIGA / Starton java e 13-të. Egnatia-Partizani, përfundon atje ku e la i ndjeri Raphael Dwamena
- Nov 23, 2023
- 1 min read
Sapo ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 ndeshja e parë e javës së 13-të të “abissnet superiore”, ndeshje e cila nisi në minutën e 24-ër, po me këtë rezultat.
Takimi startoi në orën 13:30 me emocione vërtet të mëdha pas buqetave të shumta me lule në nder të ish-kapitenit Dwamena, që u nda nga jeta pas një arresti kardiak.
Në fakt edhe pse u luajtën edhe 66-të minuta të tjera sot, sërish ndeshja e mbyll po 1-1, atje ku e la i ndjeri Dwamena.
Një ndeshje që nuk kishte shumë episode, por të dy skuadrat më shumë luajtën kujdesshëm për të mos pësuar gol.
Në 10 minutat e fundit Partizani ngeli me 10-futbollistë në fushë pas një dëmtimi të Bytyçit që u detyrua ta lerë fushën e lojës, por edhe pas këtij momenti Egnatia nuk arriti që të shënonte edhe pse kishte superioritet numerik.
Me këtë barazim Egnatia dhe Partizani kryesojnë bashkërisht të shkëputura nga skuadrat e tjera me 27 pikë, por kujtojmë që të kuqtë kanë një ndeshje më pak.
Në orën 17:00 starton ndeshja e dytë e ditës së sotme Dinamo-Erzeni dhe në orën 20:00 dita mbyllet me ndeshjen Dinamo-Kukësi.
E enjte (SOT) 23 nëntor 2023
Ora 13:30 Egnatia-Partizani 1-1
Ora 17:00 Dinamo-Erzeni
Ora 20:00 Tirana-Kukësi
E premte (Nesër) 24 nëntor 2023
Ora 17:00 Vllaznia-Laçi
Ora 17:00 Skënderbeu-Teuta

















