SUPERLIGA/ Të dielën dhe të hënën luhet java e 30-të. Ja kalendari me 5 çiftet!
- Apr 4, 2024
- 1 min read
Ndeshja e djeshme e prapambetur ajo mes Dinamos dhe Teutës 1-0 i ka lënë vendin tashmë javës së 30-të të superligës me ndeshje interesante dhe të bukura, pasi kanë mbetur edhe vetëm 7-të javë deri në përfundim të këtij sezoni.
Të dielën më 7 prill do të luhen 3 ndeshjet e para, ku padiskutim do të kemi duele interesante dhe kjo javë do të hapet me ndeshjen Kukësi-Dinamo, teksa veriorët rrezikojnë rënien dhe pikët janë jetike. Në mbrëmjen e së dielës së ardhshme do të kemi edhe duelin për vendin e dytë ku Partizani do të presë Vllazninë, ndërkohë që dita e parë do të mbyllet me ndeshjen Teuta-Laçi, një tjetër përballje e fortë.
Në ditën e parë të javës së ardhshme, pra më 8 prill do të jetë dita e fundit me dy përballje shumë interesante. Në orën 15:00 të asaj dite Erzeni do të presë Egnatian dhe në mbrëmje në orën 18:00 do të jetë dita e ndeshjes Skënderbeu-Tirana, një ndeshje që luhet si duel për Final Four.
Pra, ka edhe 4 ditë kohë që skuadrat të përgatisin ndeshjet e radhës, ndërkohë që më poshtë sjellim përballjet, ditët dhe oraret se kur luhet java e 30-të.
ABISSNET SUPERIORE
Java 30
07.04.2024 (E diel)
Ora 15:00 Kukësi-Dinamo
Ora 18:00 Partizani-Vllaznia
Ora 18:00 Teuta-Laçi
08.04.2024 (E hënë)
Ora 15:00 Erzeni-Egnatia
Ora 18:00 Skënderbeu-Tirana
















