SUPERLIGA U-14/ Skënderbeu barazim me Pepën në Korçë. Shikoni renditjen
- Mar 22, 2024
- 1 min read
U-14 Skënderbeu-Pepa 1-1
Shënues: Osmani 30’ / Cepa 28’
Skënderbeu i superligës së 14-vjeçarëve në javën e 18-të ka humbur rastin më të mirë për të barazuar Pepa në renditje, pasi ka barazuar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” me rezultatin 1-1.
Në fakt, korçarët e vegjël kanë pasur mundësi që ta barazonin skuadrën mike, pasi ndodhej 3 pikë prapa përpara fillimit të takimit.
Kanë qenë miqtë që shënuan golin e avantazhit në minutën e 28-të dhe vetëm dy minuta ka zgjatur gëzimi i tyre, pasi Osmani barazon rezultatin në 1-1.
Por vetëm kaq, pasi rastet që ka shpërdoruar Skënderbeu kanë qenë të shumta. Përfundimisht 1-1 dhe Skënderbeu nuk mundi ta barazonte në renditje me pikë.
Pas kësaj jave Skënderbeu renditet në vendin e 6-të me 23 pikë.
Më poshtë ju sjellim dhe tabelën e renditjes pas ndeshjes së sotme.
















