top of page

SUPERLIGA U-15/ Skënderbeu shpartallon Pepën, i shënon 5 gola

  • Mar 22, 2024
  • 1 min read

U-15 Skënderbeu-Pepa 5-0

Shënues: Fiqi 7’, 23’, 37’, Hoxhallari 27’, Ibi 33’

 

Në ndeshjen e javës së 18-të në superligën U-15 Skënderbeu ka shpartalluar Pepën me rezultatin e thellë 5-0.

Madje mund të themi se kjo ndeshje ka zgjatur vetëm 37-të minuta lojë, pasi Skënderbeu në kaq minuta shënon dhe 5 golat dhe më pas mbyll ndeshjen.

Protagonist i kësaj fitoreje është Fiqi me tregolëshin e tij, ndërkohë që kanë shënuar nga një gol Hoxhallari dhe Ibi.

Me këtë fitore Skënderbeu është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, por ndodhet në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit dhe nuk është në nivelin e duhur në këtë sezon, me 7 fitore 1 barazim dhe 10 humbje.

Më poshtë sjellim edhe renditjen e superligës U-15.




 
 
bottom of page