top of page

Superliga, çudia e trajnerëve të...

  • Oct 30, 2023
  • 1 min read

Po shënohet një rekord në këtë sezon në futbollin shqiptar dhe kjo lidhet me trajnerët. Bëhet fjalë për ata të cilët kanë lënë pankinat. Një rast unikal tek futbolli ynë pasi presidentët tanë gjithçka ua faturojnë trajnerëve. Ata shihen si pika më e dobët, por a është e vërteta kështu?!

Nga dhjetë ekipe të kësaj superlige shtatë kanë zëvendësuar trajnerët, kështu ka ndodhur me Tiranën, Partizanin, Teutën, Kukësin, Dinamon, Laçin dhe Vllazninë. Sa shumë ekipe...

Të vetmet ekipe që u besojnë trajnerëve janë Skënderbeu, Egnatia dhe Erzeni. Urojmë që deri në fund të mos kemi më emra trajnerësh të larguar. Vërtet trajnerët kanë përgjegjësitë e tyre, po futbollistët nuk kanë?!

Po presidentët nuk kanë mëkatet e tyre, sepse janë ata që afrojnë futbollistët, pra ata nuk kanë këtu asnjë përgjegjësi?!

Këto pyetje nxjerrin edhe një konkluzion se të gjithë janë fajtorë, por trajnerët janë "viktimat".





 
 
bottom of page