Surpriza e brazilianit juri merlim bashkëshortja në stadium ndjek nga afër skënderbeun
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_07ae0e6940cf4425ad885eba57c7d4d1mv2-1.jpg Një surprizë më shumë se të bukur dhe emocione vërtet të mëdha ka pasur dje braziliani i Skënderbeut, Juri Merlim.Kjo pasi në stadium ka pasur tifozen e tij më të zjarrtë, bashkëshorten që e ka ndjekur nga afër dhe ka mbërritur në qytetin juglindor për të qenë pranë bashkëshortit, por edhe për të mbështetur Skënderbeun në ndeshje.Bashkëshortja e Juri Merlim e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, mes shumë emocineve, ndërkohë që Juri Merlim u aktivizua në 45 minutat e dyta të ndeshjes.Pas përfundimit të takimit të djeshëm Juri Merlim dhe bashkëshortja janë takuar në hollin e stadiumit, ndërkohë që portali ynë ka shkrepur edhe këtë foto në stendat e titujve kampionë të këtij Skënderbeu.Një kujtim më shumë se i bukur dhe duket se bashkëshortja e Juri Merlim ka “këmbën e mbarë” pasi Skënderbeu dje fitoi dhe sigurisht që të dy bashkë dje kanë festuar fitoren e Skënderbeut.















