top of page

Takaj dhe Gvozdenoviç takim në orët e paradites. Ja arsyeja!

  • May 7, 2024
  • 1 min read

Presidenti i korçarëve Ardjan Takaj gjatë paradites së sotme ka qenë në Korçë. Madje ai në orët e para të mengjesit është takuar me trajnerin Ivan Gvozdenoviç, një takim që ka vazhduar për më shumë se një orë e 30 minuta. Të dy janë parë duke konsumuar një kafe dhe nga sa është mësuar, por pa dhënë detaje, është diskutuar për ndeshjen e nesërme ndaj Laçit.

Pas këtij takimi trajneri Gvozdenoviç është larguar tek të tijtë ku ka zhvilluar një video- analizë, kjo më shumë për të parë ekipin e Laçit dhe për të ndërtuar me të tijtë strategjinë e lojës që do të mund t'i çojë tek fitorja.




 
 
bottom of page