Takaj suprizon të tijtë. Ja çfarë bën…!?
- Aug 31, 2023
- 1 min read
Ishim mësuar që presidentin e korçarëve, Ardjan Takaj ta shikonim të ishte pranë ekipit ditën e ndeshjes ose një ditë para, por këtë herë ai ka ndryshuar vendim.
Tre ditë para ndeshjes me Dinamon, Takaj ishte në Korçë, por e veçanta qëndron në faktin se pa lajmëruar dhe pa dijeninë e futbollistëve është ulur në shkallët e fushës stërvitore duke ndjekur stërvitjen.
Ai ka qëndruar pranë tifozëve që janë besnikët e këtij ekipi dhe ka diskutuar gjatë me ta duke ndjekur stërvitjen. Kjo tregon se ekipi ka vëmendjen e plotë të presidentit dhe pritet që në ndeshjen me Dinamon, të jenë të gjithë bashkë për të marrë një fitore.
















