top of page

Te Partizani “qajnë” këtë rast. Shikoni komentet e pas ndeshjes

  • Oct 1, 2023
  • 1 min read

Partizani humbi sot në Korçë, ndërkohë që ata 150 tifozë që ishin të pranishëm në stadium për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës janë larguar të mërzitur nga kjo humbje.

Edhe në faqen zyrtare të klubit, të kuqtë “qajnë” këtë rast që shikoni në foton më poshtë, ku Mba vetëm për vetëm me portën e Skënderbeun nuk shënoi, kjo edhe për aftësi të shkëlqyera të Marko Alia.

Komentet e pas ndeshjes në kampin e kuq janë të shumta, teksa shumë prej tyre ia faturojnë humbjen lojtarëve që e kishin marrë shumë lehtë ndeshjen.

Një pjesë e tifozërisë ia faturuan fajin stafit teknik dhe trajnerit Zoran Zekiç.

Në fakt, komentet janë “lumë” në faqen e KF Partizanit dhe të gjithë janë të mërzitur, pasi nuk e prisnin realisht këtë humbje në qytetin juglindor.




 
 
bottom of page