top of page

Teuta-Skënderbeu luhet në temperaturat?!

  • Sep 19, 2023
  • 1 min read

FSHF nuk mundi të vendoste sërish për orarin e ndeshjes Teuta-Skënderbeu, pasi në fillim ishte caktuar ora 19:00, ndërkohë që u ndryshua më pas. Kjo do të bëjë që Skënderbeu të zhvillojë dy ndeshje radhazi në temperatura të larta.

Në Tiranë kujtojmë që ndeshja Tirana-Skënderbeu u luajt në 30 gradë Celsius, ndërkohë që sot në Durrës, do të luhet në tre gradë më pak, por që sërish për Skënderbeun mund të quhet se do të luhet në temperature të larta.

27 gradë Celsius do të shënojë termometri në qytetin e Durrësit në orën 15:00, orë që do të startojë edhe ndeshja.

Sa do të arrijnë ta përballojnë korçarët këtë takim në këto temperatura që ndryshojnë shumë nga ato në qytetin juglindor, kjo mbetet për t'u parë.




 
 
bottom of page