top of page

Thirrja e “ujqërve”: Partizan, mirësevjen në “ferr”…!

  • Oct 1, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu sot pret në orën 16:30 Partizanin në një sfidë vërtet të bukur dhe që premton spektakël në fushën e lojës.

Të kuqtë vijnë në fakt shumë herë më të çlodhur se Skënderbeu, teksa Partizani as ndeshjen derbi të javës së fundi nuk e luajti.

Por kjo nuk do të thotë gjë për korçarët, të cilët pasi janë rikthyer në ditët e tyre më të mira pas fitores së fundit ndaj Erzenit, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv edhe pse kanë përballë kampionët në fuqi të kësaj superlige.

Ndërkohë që në fushë Skënderbeu do të kërkojë të japë më të mirën, nga ana tjetër në shkallët e stadiumit, pritet që tifozëria korçare të jetë më e shumtë në numër se në këto javët e para dhe pse jo stadiumi të mos jetë plot e përplot.

Sipas tifozëve, ata e kanë “filluar” prej ditësh në rrjetet sociale, teksa mezi presin Partizanin këtë të diel, për vetë faktin se gjithmonë sa herë vijnë të kuqtë, tifozët bardhekuq duan fitoren. Në deklaratat e orëve të fundit nga “ujqërit e dëborës”, Skëndrbeu jo vetëm që do të fitojë në fushë, por edhe tifozëria do të fitojë në shkallët e stadiumit. Fjalia” Partizan, mirësevjen në “ferr” - është ajo që po përdorin më shumë bardhekuqtë përpara ndeshjes së sotme.

Kjo do të thotë se superliga sot në orën 16:30 do të jetë me “sy e veshë” në stadiumin “Skënderbeu”, atje ku spektakli është i garantuar.




 
 
bottom of page