Tifozëria dhe sportdashësit korçarë, mesazhi më i mirë i qytetarisë
- Sep 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/457709803_493932933458149_8079353670593562053_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/tifozet-korc.jpg
Një ndeshje futbolli vlerat e veta i ka kur luhet për sportdashësit, njëkohësisht edhe vetë futbollistët kanë një motivim edhe më të madh në rastet e një stadiumi të mbushur.
Ku më mirë se në Korçë e has këtë fenomen. Në dy ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Skënderbeu” numri i sportdashësve i kalonte të 3000 për ndeshje. Kjo përkthehet në të ardhura edhe më të mira për klubin i cili rrit financat e veta dhe përballon shpenzimet.
Ajo që vlen të theksohet është korrektësia dhe ambienti i krijuar. Tifozët korçarë janë më të regulltët në cdo drejtim, duke filluar nga etika dhe fjalori i përdorur, deri tek korrektësia për të respektuar tifozëritë kundërshtare.
Kjo ndodh me të gjitha tifozëritë që vijnë, me disa përjashtime të vogla, që edhe kalohet sensi i masës. Gjithsesi tifozëria korçare meriton një BRAVO.















