Tifozët duan reagimin e Skënderbeut sot në Kukës!
- Apr 19, 2024
- 1 min read
Tifozët e Skënderbeut kanë qenë më të ndjeshmit pas tri rezultateve jo fort pozitive që ka arritur skuadra javët e fundit.
Madje, humbja e fundit ndaj Teutës duket se u dogji vërtet shumë dhe me të drejtë kanë reaguar duke mos pranuar këto rezultate.
Sipas grupimit të tifozëve ata presin reagimin e skuadrës dhe pikërisht në ndeshjen e javës së 32-të ndaj Kukësit.
Për ta pikët janë ato që mund të kthejnë atë entuziazëm që ka pasur edhe në javët e kaluara, ndërkohë që kjo rënie në rezultate sipas tyre është e papranueshme .
Vetëm fitorja në Kukës mund të pajtojë sot tifozët me ekipin, sidomos me ata më të thekurit që duan vetëm fitore sa herë luan Skënderbeu.
Tashmë radhën e ka skuadra që të reagojë në fushën e lojës dhe e sotmja mezi pritet nga të gjithë. Kukësi-Skënderbeu edhe për tifozët duhet të jetë ndeshja e kthesës së madhe.
Forca Skënderbe!
















