Tifozët e Dinamos u kërkojnë lojtarëve “kokën” e Skënderbeut, ndryshe…
- Oct 30, 2023
- 1 min read
“Barazimi dhe humbja për Dinamon është rikthim andej nga kemi ardhur.” Ky është një prej komenteve të shumta që sot tifozët e Dinamos kanë shkruar në faqen zyrtare të klubit, duke e parë ndeshjen e nesërme më shumë se një finale.
Madje, komentet kanë qenë “lumë” për këtë ndeshje të nesërme, duke e cilësuar si më vendimtaren dhe takimin që vendos fatet e Dinamos.
Dinamo-Skënderbeu kujtojmë që luhet nesër në orën 17”00 në “Elbasan Arena”, ndërkohë që të dy skuadrat vijnë pas dy barazimeve, Dinamo ndaj Tiranës dhe Skënderbeu me Egnatian.
Klubi dinamovit ka publikuar sot foton që sjellim më poshtë, ndërkohë që kjo lajmëron vetëm ndeshjen e nesërme, ndërkohë që tifozët nuk po durojnë më, mezi presin të gdhihet.
Dinamo kujtojmë që mbyll superligën shqiptare në vendin e 10-të, ndërkohë që Skënderbeu ndodhet në vendin e 6-të.
















