top of page

Tifozët gjithë sy e veshë tek merkatoja e Skënderbeut

  • Jul 2, 2024
  • 1 min read

Të shumtë ishin tifozët korçarë në stërvitjen e parë të ekipit. Ata janë në çdo seancë stërvitore dhe kjo e para natyrisht kishte edhe shumë pyetje.

Së pari, interesimi ishte për futbollistët që janë në grup dhe sa prej tyre ishin në stërvitjen e parë. Ndërkohë pritet nga dita në ditë të bashkohen me grupin edhe futbollistët e huaj që për arsye udhëtimi nuk ishin në ditën e parë.

Por vëmendja kryesore ishte për të parë ata që janë afruar, çfarë niveli kanë dhe se si mund të dukeshin në këto momente, edhe pse është shpejt për të parë vlerat e tyre.

Pyetja që ishte tek të gjithë dhe mundoheshin të merrnin ndonjë informacion, ku natyrisht i referoheshin vetëm “Korça Boom”, lidhej me faktin se sa futbollistë do të afrohen dhe kur do të mbërrijnë në Korçë.

Drejtuesit kanë deklaruar se gjatë këtyre ditëve të kësaj jave gjithçka do të fillojë të kristalizohet edhe në këtë drejtim. Jo pak pa interes ishte edhe fakti se sa futbollistë do të mbahen nga grupi i të rinjve dhe sa prej tyre mund të huazohen.

Të gjitha këto janë çështje kohe, pasi askush në këto çaste nuk jep dot një përgjigje të plotë.





 
 
bottom of page