Tifozët organizohen / Nisja në orën 10:00 në…!
- Sep 14, 2023
- 1 min read
Tifozët e Skënderbeut do të organizohen për ndeshjen e sotme dhe do të udhëtojnë së bashku nga Korça në drejtim të Tiranës.
Ky është lajmi më i fundit që është mësuar nga grupi i tifozëve bardhekuq, ndërkohë që bëhet me dije se nisja do të bëhet përpara stadiumit “Skënderbeu” në orën 10:00 të paradites.
Pra, pas pak orësh tifozët do të nisir rrugëtimin e tyre për të mbështetur ekipin e zemrës, ndërkohë që mësohet se do të jenë mjete të shumta private që do të nisen bashkarisht. Burime jo zyrtare thonë se mund të ketë edhe autobuza të cilat janë prenotuar nga vetë tifozët.
E rëndësishme është se tifozëria bardhekuqe nuk ka ndërmend ta lerë vetë sot Skënderbeun në “Selman Stërmasi”.
Po ashtu nga Tirana korçarë që jetojnë e punojnë në kryeqytet prej vitesh kanë premtuar se do të jenë në stadium dhe sigurisht që numri i tifozëve korçarë nuk do të jetë i vogël. Tashmë është bërë publik fakti edhe nga faqja jonë që çmimi një bilete për tifozët bardhekuq do të jetë 300 lek dhe të gjithë do të vendosen në tribunën H të “Selman Stërmasit”.
















