Tifozët përsëri do të tregojnë…!?
- Sep 19, 2023
- 1 min read
Tifozët korçarë përsëri do të tregojnë se janë besnikë të ekipit. Edhe pse tashmë janë të organizuar vetë, gjejnë kohë dhe mundësi për të mbështetur ekipin e tyre.
E kanë bërë në dy ndeshjet e para të transfertave, pritet që edhe në këtë ndeshje të mos e lenë vetë ekipin.
Edhe pse ndeshja është në një orar të papërshtaëshëm për ta, pasi janë në punë, kjo nuk do ti pengojë disa dhjetëra të udhëtojnë drejt Durrësit.
















