Trajneri Gvozdenoviç e ul ritmin, mësoni arsyen…..?
- Sep 10, 2023
- 1 min read
Korçarët gjatë këtyre ditëve kanë pasur një proces stërvitor shumë të ngjeshur, me dy seanca stërvitore në ditë, ku nuk kanë munguar edhe ndeshjet miqësore.
Por, që ditën e dielë, sot ngarkesa ka ndryshur, kjo për atë se ka pasur vetëm një seancë stërvitore paradite në orën 10:00. Edhe këto ditë deri të mërkurë kur mbyllet java anti- Tiranë, Gvozdenoviç ka planifikuar stërvitje me vetëm një seancë dhe shkaku është përgatitja me freskinë e duhur të ekipit për atë takim dhe jo vetëm.
Në fund javë është takimi tjetër me Teutën dhe natyrisht do të kërkohen energji.
















