TRAJNERI Gvozdenoviç me nota humori pas fitores me Partizanin: Nuk jam i mirë në matematikë, por…
- Feb 26, 2024
- 1 min read
Pas ndeshjes me Partizanin i pyetur për pikët që i duhen për të qenë në një zonë të sigurt, trajneri Ivan Gvozdenoviç me nota humori është përgjigjur se: "Nuk jam shumë i mirë në matematikë, por di pikët e çdo ndeshjeje dhe në fund do të shohim.
Unë shikoj dhe llogaris vetëm pikët e radhës”.
Duket qartë se trajneri i korçarëve kërkon të marrë më të mirën dhe pikët maksimale në çdo ndeshje dhe ai tashmë shikon edhe këto dy ndeshje të ngelura të kësaj faze dhe menjëherë fillon dhe mendon për ndeshjen e radhës.
















