TRAJNERI Ivan Gvozdenoviç “inspekton” çdo sektor
- Jan 4, 2024
- 1 min read
Stërvitja e djeshme e para e korçarëve ka qenë më shumë një stërvitje e një karakteri fizik, por nuk kanë munguar edhe ushtrimet me top dhe të gjitha këto në funksion të përgatitjes fizike.
Si përherë, Denis Hajdini ishte ai që drejtonte gjithçka me planin e tij të përgatitësit atletik.
Skuadra ishte e ndarë në tri grupe stërvitore dhe ku Hajdini dhe Gentjan Liço kontrollonin nga një grup dhe vetë trajneri Ivan Gvozdenoviç ndodhej në secilin prej grupeve herë duke kërkuar shpejtësi në veprime, herë duke udhëzuar futbollistët për veprimet ose ritmin e vrapimit.
Një staf që punonte në unison dhe ky është një tipar i korçarëve, madje edhe vetë Gvozdenoviç e pranon se edhe veprimet i merr në unison.
















