TRAJNERIN Gvozdenoviç nuk e shqetësojnë mungesat
- Jan 15, 2024
- 1 min read
Skuadra korçare do ta nisë javën stërvitore me disa mungesa, këto jo në procesin stërvitor pasi grupi është i plotë, por në atë se si do të prezantohet në ndeshjen e radhës. Të konfirmuara janë dy mungesa Ramos dhe Rabiu, njëri në mbrojtje dhe tjetri në mesfushë. Mungesa që vijnë nga kartonët dhe në një farë mase ishte e paralajmëruar që kjo ndeshje e dytë e fazës do të kishte mungesa.
Ishin pesë futbollistë me tre kartonë dhe çdo karton ndaj tyre i shpinte te skualifikimi. Duke menduar edhe për Frashërin që nuk dihet me saktësi do të jetë gati apo jo, atëhere bëhen tre, por Gvozdenoviç ka deklaruar se: "Kemi lojtarë në ekip dhe do të shohim opsionin më të mirë."
Edhe pse janë mungesa të ndjeshme Gvozdenoviç ka besim tek të gjithë dhe kjo është pozitive, kur nga pankina mund të vijnë futbollistë që mund të bëjnë mirë atë që u ngarkohet.
















