Tri ekipe për një vend, Skënderbeu në garë me...
- Apr 29, 2024
- 1 min read
Duket se gara është e fortë për vendin e katërt. Javë pas jave do të mësojmë se cili ekip do të buzëqeshë në këtë garë, Skënderbeu, Dinamo apo Tirana. Korçarët dhe dinamovitët janë me pikë të barabarta 47-të, një pikë më pas është Tirana, kështu që në ndeshjet e ngelura do të dalë në vend të katërt ai ekip që do të gabojë më pak.
Korçarët kanë sfidën më të rëndësishme këtë javë, pikërisht ajo kundër Partizanit. Kjo ndeshje mund të jetë edhe përcaktuesja e asaj çfarë pritet si një objektiv madhor i korçarëve.

















