Tritol makinës së biznesmenit në tiranë
- Jul 16, 2024
- 1 min read
Një shpërthim më tritol është regjistruar dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë.Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur makinës së një biznesmeni në këtë zonë. Me sa mesoi redaksia e “Korça Boom”autori raportohet se ka qenë i maskuar.Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz. Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret, personash të dyshuar.















