top of page

TURP/Delvina nuk paraqitet ndaj Skënderbeut, sepse nuk kishte lek! E turpshme për futbollin shqiptar

  • Oct 18, 2023
  • 1 min read

Është bërë e modës që skuadra të ndyshme ne turet e para të Kupës së Shqipërisë nuk paraqiten në ndeshjet zyrtare dhe arsyeja: Nuk kemi lek, gjë që është bërë si e modës.

Prtiet që për Delvinën jo vetëm të vendosë Komisioni i Disiplinës, por më shumë se kaq rrezikon edhe përjashtimin për dy sezonet pasardhëse.

Atëherë përse luhet Kupa e Shqipërisë me kaq ture! Kur FSHF e di që ekipe të ndryshme shqiptare nuk kanë lek, përse duhet të futen në short?!

Pyetje e cila duhet të marrë një përgjigje, pasi po flasim për rastin Delvina, por që si ky ekip ka plot të tjera.

Futbolli shqiptar katandiset me skuadra që kemi apo nuk kemi lek dhe kjo është më e dhimbshme.

FSHF duhet të ndërhyjë direkt për të zgjidhur të paktën për sezonin e ardhshëm, anomali të tilla.

Skënderbeu tashmë është në turin tjetër, por kjo pak rëndësi ka. Futbolli luhet për t’u kënaqur, për t’u parë, por jo për t’u “luajtur” në tavolinë me rezultate 3-0.




 
 
bottom of page