Të afruarit tek Skënderbeu shtohen në formacion…
- Sep 23, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/460822033_10229633419772333_6669419915544541059_n.jpg
Nga merkato janë larguar nga korçarët tre futbollistë dhe tre të tjerë që nuk ishin në planet e trajnerit, por ndërkohë janë afruar gjashtë futbollistë dhe kështu duket se janë vendosur ekuilibrat.
Në javët e para vetëm Bismark ishte ai që fillonte lojën si titullar në sulm dhe më pas Gvozdenoviç u mundua të ruante ekuilibrat me ata që kishte në ekip. Por, në javët e tjera dhe më konkretisht në këtë të fundit, është edhe një futbollist tjetër që ngelet titullar dhe ai është Lucho Vasques, që vendoset në mbrojtje.
Ka edhe disa të tjerë që po fillojnë të marrin minuta. Kështu së pari ka qenë Franklin Kamelau, Tare dhe Doka së fundmi në takimin me Laçin. Kështu pritet të jenë edhe disa të tjerë që të hidhen në fushë ku pritet me interes Tayo dhe Balja.
Nga sa është mësuar edhe ata shumë shpejt do të kenë minuta loje, por kjo varet nga gjendja e tyre fizike. Sa më shpejt ta rifitojnë, aq më shpejt do të jenë në fushën e lojës.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















