Të dielën starton kampionati kombëtar… Lexoni…!
- Sep 29, 2023
- 1 min read
Ditën e dielë starton kampionati kombëtar U-20 në volejboll për femra, ndërkohë që klubi shumësportësh ka nxjerrë këtë njoftim së fundi duke publikuar edhe foton më poshtë:
Ja njoftimi i klubit shumësportësh “Skënderbeu”:
Starton ditën e dielë datë 01 tetor ora 11:00 kampionati kombëtar U-20 për femra. Vajzat kampione të Skënderbeut luajnë ndeshjen e parë me ekipin e “Korça Vollej”.
Një ndeshje për të mos u humbur.
Të mbështesim të gjithë, Kampionet tona!
FORCA SKËNDERBEU!
















